PRITJES I ERDHI FUNDI/ Modeli i famshëm shqiptar bëhet baba për herë të dytë (FOTO) – AlpeGossip
PRITJES I ERDHI FUNDI/ Modeli i famshëm shqiptar bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

PRITJES I ERDHI FUNDI/ Modeli i famshëm shqiptar bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

Ai është një prej figurave më të njohura shqiptare, i cili është bërë mjaft i famshëm edhe në botën e Hollywood-it. Ish-modeli tashmë merret me marrëdhëniet me publikun në shumë prej koncerteve të yjeve botërorë në Australi.

Alessio Aliaj në mars të vitit të kaluar u bë për herë të parë baba i vajzës së tij Jolie Roze Alia, e cila ishte fryt i dashurisë së tij dhe partneres australiane Katherina. Vetëm disa muaj më parë, Alessio dha lajmin se partnerja e tij ishte sërish në pritje të ëmbël dhe ai priste të bëhej baba për herë të dytë.

Duket se ditën e sotme pritjes i erdhi fundi. Ish-modeli ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto nga dhoma e spitalit, ku shohim se partnerja e tij i ka dhënë jetë fëmijës së tyre të dytë.