Vajzat po i zgjasin thonjtë me fibra qelqi dhe jo më kot (VIDEO) – AlpeGossip
Vajzat po i zgjasin thonjtë me fibra qelqi dhe jo më kot (VIDEO)

Vajzat po i zgjasin thonjtë me fibra qelqi dhe jo më kot (VIDEO)

Së fundmi estetiset në mbarë botën kanë filluar të praktikojnë një mënyrë të re për të zgjatur thonjtë e klienteve të tyre. Fjala është për teknikën me fibra qelqi, që me shumë mundësi duhet t’jua ketë zënë syri në feed- in e Instagramit tuaj.

Çfarë janë fibrat e qelqit?

Këto fibra janë përbërje qelqi që më pas thuren në formën e një pëlhure tekstili. Ato përdoren kryesisht në ndërtim për të përftuar një material më rezistent.

Po thonjtë me fibra qelqi?

Në rastin e këtyre thonjve fibrat e qelqit përdoren për t’u vendosur poshtë xhelit në zgjatimine e thoit natyral. Më poshtë po ju tregojmë një video ilustruese të të gjithë kësaj procedure.

Estetistët besojnë se kjo formë zgjatimi e thonjve është më rezistente se akriliku dhe në të njejtën kohë më pak e dëmshme pasi thoi natyral nuk është e nevojshme të limohet shumë.