Aktori i famshëm hollivudian ka një dashuri të re në jetën e tij, dhe ajo ka tamam gjysmën e moshës së ylli të kinematografisë amerikane.
Çifti i ri është ndeshur në disa restorante te Los Anxhelesit, në zonën ku jeton aktorja izraelite Meital Dohan, 39 vjec, e njohur për rolin e saj në produksionin”Weeds”.
Burime pranë të dyve thonë se kanë muaj që frekuentohen dhe se Al Pacino, për Meitalin ka lënë të dashurën e tij Lucila Sola, me të cilën kishte një marrëdhënie 4 vjecare.
Në fillim lidhjen me izraeliten e ka mbajtur sekret, por tani nuk po ruhen më dhe përvecse janë shfaqur hapur në publik bashkë, edhe në profilin e saj në Instagram, ku ka 200.000 ndjekës, 39 vjecarja shprehet shumë e lumtur nga lidhjen e saj e re.
















