E PABESUESHME/ Këto foto para dhe pas do t’ju bindin të mos dilni më kurrë nga shtëpia pa SPF - AlpeGossip
E PABESUESHME/ Këto foto para dhe pas do t’ju bindin të mos dilni më kurrë nga shtëpia pa SPF

E PABESUESHME/ Këto foto para dhe pas do t’ju bindin të mos dilni më kurrë nga shtëpia pa SPF

Disa lloje lëkurash nuk e përballojnë aspak mirë ekspozimin në diell. Në momentin që krijohet një shenjë, dijeni që është aty deri në fund të kohërave. Prandaj, trajtimi i kësaj gruaje po bën namin në Reddit. Duam të dimë si dreqin ia doli ta pastrojë fytyrën aq mirë!

Për fatin tonë të mirë, gruaja me emër përdoruesi NeverMeant125 tregoi ç’përdori dhe ç’bëri për të pastruar lëkurën nga qukat, njollat e diellit dhe për ta shëruar nga dëmtimi i shkaktuar.

“Në gjimnaz dhe fakultet, isha gjithnjë e nxirë,” thotë ajo dhe shton se s’përdorte kurrë hidratues apo SPF. “Tekstura e lëkurës sime ishte e tmerrshme sepse ishte shumë e thatë. Vija shumë grim sepse s’më pëlqente s’i dukej lëkura ime, jo për shkak të qukave, por prej problemeve të tjera.” Si rrjedhim, iu përkushtua një rutine të kujdesit ndaj lëkurës për ta njëtrajtësuar.

Pas katër vitesh, siç mund ta shihni dhe nga fotot, lëkura e saj është transformuar tërësisht. Një çmenduri! Sigurisht, gruaja në fjalë nuk përdori thjesht një produkt, por një rutinë të tërë me larës, serume dhe eksfoliatorë kimikë. Sipas saj, dy prej produkteve që përdori patën ndikimin më të madh. “Mendoj se serumi me vitaminë C dhe përdorimi i përditshëm i SPF luajtën rolin më të rëndësishëm,” thotë ajo. Kini parasysh se i aplikonte këto dy produkte edhe kur nuk dilte fare në diell.

Specifikisht, produktet që ajo përdori ishin serumi SilkNaturals Facelift Vitamin C dhe First Aid Beauty 5 in 1 Face Cream SPF 30, të cilët i aplikonte në mëngjes.

Vitamina C jo vetëm që mbron lëkurën nga dëmi i radikaleve të lira (të cilat shkaktojnë njolla, quka, melasma dhe rrudha), por edhe zhbën diskolorimin dhe e zbardh lëkurën me kalimin e kohës. Ndërsa efektet e SPF duhet t’i dini tashmë – bllokon rrezet ultraviolet, të cilat shkaktojnë kancer, mbron lëkurën nga dëmi dhe parandalon qukat, njollat dhe shenjat.

Kështu që nëse nuk aplikoni serum dhe SPF çdo mëngjes, ejani në vete!