VIP-at flasin “pa dorashka”, tregojnë se në ç’moshë kanë humbur virgjërinë (FOTO) – AlpeGossip
VIP-at flasin “pa dorashka”,  tregojnë se në ç’moshë kanë humbur virgjërinë (FOTO)

VIP-at flasin “pa dorashka”, tregojnë se në ç’moshë kanë humbur virgjërinë (FOTO)

Jeta personale ruhet me fanatizëm nga shumica e personazheve të njohur të ekranit. Ata refuzojnë t’ju përgjigjen pyetjeve mbi partnerin ose partneren, e jo më kur bëhet fjalë për pyetje më intime.

Por, disa personazhe zgjedhin të jenë të hapur dhe të flasin “pa dorashka”. Në një vend ku virgjëria konsiderohet ende si një temë tabu ata rrëfejnë pa ndrojtje moshën kur kanë kryer për herë të parë marrëdhënie seksuale:

Këngëtarja Eneda Tarifa, e ftuar në emisionin “Prive” ka treguar se ka humbur virgjërinë në moshën 16 vjeçare.

Gazetarja Fatma Haxhialiu, e ftuar në emisionin “Elite Show”, rrëfeu se e ka humbur virgjërinë në moshën 19 vjeçare.

Këngëtarja Fjolla Morina ka treguar se ishte 17 vjeçe kur u martua me bashkëshortin, me të cilin ka pasur edhe marrëdhënien e parë seksuale.

Silvana Baltadori, personazh i njohur i paneleve në emisione të ndryshme, ka deklaruar se për herë të parë ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin, në moshën 21 vjeçare.

Këngëtari Stresi ka rrëfyer se ka qenë në klasë të gjashtë kur ka humbur virgjërinë.

Këngëtarja Enca Haxhia ka rrëfyer se ka qenë 20 vjeç kur ka humbur virgjërinë.

Në një intervistë në 2013-ën, këngëtarja Gjyste Vulaj ka rrëfyer se ka kryer për herë të parë marrëdhënie seksuale kur u martua me bashkëshortin, në moshën 16 vjeçare.

Këngëtari Butrint Imeri ka treguar se ishte 14 vjeç kur ka kryer për herë të parë marrëdhënie seksuale.