Ditën e sotme balerina shumë e dashur për publikun dhe shumë e komentuar në media, Klaudia Pepa i mahniti ndjekësit në Instagram me një foto ku shfaqej e veshur me një fustan madhështor teksa kolegu i saj balerini Francesco Mariottini po e mbante në ajër.
“Princi im”, shkruante Klaudia duke njoftuar se së shpejti po vjen me një projekt të ri.
Balerina postoi edhe një video me Francescon ku ai shfaqet duke e rrotulluar në ajër.
Pasi e ka parë këtë video, Albi Nako ka reaguar duke e pëlqyer postimin.
Klaudia dhe Albi kanë treguar gjithmonë që pas ndarjes ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.








![“TË DASHURUAR PAS DAFINËS”/ Këngëtarja tregon kombinimin i cili do t’ju mahnisë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/dafinazqejkcvgulfid-400x318.jpg)





