U MARTUA NË FSHEHTËSI ME MOZZIKUN/ Loredana tregon për herë të parë unazën mbresëlënëse (FOTO) – AlpeGossip
U MARTUA NË FSHEHTËSI ME MOZZIKUN/ Loredana tregon për herë të parë unazën mbresëlënëse (FOTO)

U MARTUA NË FSHEHTËSI ME MOZZIKUN/ Loredana tregon për herë të parë unazën mbresëlënëse (FOTO)

Çifti shumë i komentuar në media, Mozzik dhe Loredana një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Hana.
Vetëm pak më vonë u zbulua se çifti edhe ishin martuar në fshehtësi, megjithatë ata preferuan mos të flisnin për këtë.

Ditën e sotme Loredana ka treguar për herë të parë unazën e fejesës dhe të martesës në foton e publikuar në Instastory.

Kujtojmë që në një intervistë të fundit, Mozzik dhe Loredana kanë treguar se kanë qarë kur mësuan se do bëheshin prindër.

“Nuk e kam besuar derisa erdhi momenti që lëvizi pak. Aty e kuptova që kam një fëmijë në bark. Deri atëherë e kisha problem ta kuptoja se nuk më ishte rritur barku. Isha akoma e hollë”, u shpreh Loredana.

“Kanë qenë momente të papërshkrueshme. Është ndjenjë e re, ndjenjë që nuk ishte më herët dhe u shfaq tani. Kemi qarë të dy kur e mësuam”, ka treguar Mozzik.