“BËNTE SI DIVË”/ Dua Lipa kritikohet për sjelljen e saj në prapaskenën e Brit Awards – AlpeGossip
“BËNTE SI DIVË”/ Dua Lipa kritikohet për sjelljen e saj në prapaskenën e Brit Awards

“BËNTE SI DIVË”/ Dua Lipa kritikohet për sjelljen e saj në prapaskenën e Brit Awards

Ajo ishte artistja më e nominuar e BRIT Awards të këtij viti.

Por Dua Lipa është akuzuar se ka bërë një sjellje prej dice, pasi thuhet se ka hequr emrin e saj nga dhoma e zhveshjes dhe nuk ka pranuar asnjë vizitë aty nga personat që dëshironin t’i uronin suksese.

23-vjeçarja e  cila fitoi çmimin e British Single të mërkurën mbrëma, u quajt “një divë ” për sjelljen në prapaskenë që vjen vetëm një javë pasi fitoi Grammy-n e saj të parë.

Një burim tha për The Sun: “Dhoma e veshjes së Duas ishte pranë SPA-je në prapaskenë  backstage që do të thotë se shumë njerëz shkonin atje para shfaqjes”.

“Por ajo e bëri të qartë se nuk donte të ishte atje pasi të ftuarit vijonin t’ i trokisnin për ta përshëndetur dhe për t’i uruar fat të mirë.

“Në fund ajo e përplasi derën dhe e fshiu emrin e saj, kështu që askush nuk do ta kuptonte se ishte atje – njerëzit thoshin se ajo sillej si një divë”.

Por pavarësisht nominimeve, ishin The 1975 dhe Calvin Harris që u larguan nga skena si dy fituesit më të mëdhenj duke rrëmbyer dy çmime.

Dua Lipa nga ana e saj i mahniti të gjithë të pranishmit pasi performoi në skenë ashtu siç di vetë ajo!