Lori Hoxha dhe IRONIA ndaj realitetit shqiptar: “Merremi me operacionet plastike dhe jo me gropat e lagjes” – AlpeGossip
Lori Hoxha dhe IRONIA ndaj realitetit shqiptar: “Merremi me operacionet plastike dhe jo me gropat e lagjes”

Lori Hoxha dhe IRONIA ndaj realitetit shqiptar: “Merremi me operacionet plastike dhe jo me gropat e lagjes”

Nëse ka një personazh publik në Shqipëri që shënjestrohet gjithmonë përsa i përket operacioneve plastike, ajo është blogerja Lori Hoxha. Megjithatë, jo vetëm ajo, por edhe vajza të tjera të kuruara shpesh komentohen dhe pyeten vazhdimisht për operacionet plastike që bëjnë, duke e kthyer këtë të fundit në një nga diskutimet kyçe në Shqipëri.

Lidhur me këtë, Lori ka bërë një postim mjaft ironik në Snapchat për t’i treguar të gjithë ndjekësve të saj se çfarë ajo mendon: “Do të doja shumë të flisnim për racizmin, diskriminimin, barazinë gjinore, homofobinë aq shumë sa flasim për operacionet plastike. Ose dhe ajo gropa tek rrugica e pallatit tim që nuk mbyllet kurrë do të ishte një bisedë më interesante dhe produktive”,- ka përfunduar ajo.

E sigurtë që Lorit i ka ardhur në majë të hundës kjo çështja e operacioneve plastike, sidomos edhe referuar faktit që ajo tashmë ka pranuar që ka bërë ndërhyrje thjesht nuk ka dëshiruar të tregojë më tepër sepse nuk ka qejf të influencojë të rinjtë e tjerë me zgjedhjet e saj të këtij lloji. /Blitz.al/