“S’DUHET TË KETË FRIKË NGA SEKSUALITETI…”/ Ja ç’përgjigje i jep ndjekësve Fjoralba Ponari kur e pyesin si duhet të jetë një vajzë – AlpeGossip
“S’DUHET TË KETË FRIKË NGA SEKSUALITETI…”/ Ja ç’përgjigje i jep ndjekësve Fjoralba Ponari kur e pyesin si duhet të jetë një vajzë

“S’DUHET TË KETË FRIKË NGA SEKSUALITETI…”/ Ja ç’përgjigje i jep ndjekësve Fjoralba Ponari kur e pyesin si duhet të jetë një vajzë

Jo rrallëherë, Fjoralba Ponari u jep mundësinë e bashkëbisedimit ndjekësve në Instagram dhe shpesh na kanë tërhequr vëmendjen përgjigjet e saj të matura.

 

 

Ditën e djeshme, një nga ndjekësit e pyeti: “Si duhet të jetë një vajzë?” dhe përshkrimi i Fjoralbës nuk vonoi.

 

fjoralba ponari (3)

Të jetë e sigurt në lëkurën e saj, me ëndrra shumë… Ambicioze por që zgjedh me kujdes betejat e saj.

Vulnerabël për të dashuruar pa frikën që mund t’i thyhet zemra. E etur për të ditur më shumë mbi botën, por që e vlerëson të bukurën e asaj që e rrethon.

Empatike, që di t’i shtrijë dorën dikujt që ka nevojë. Vajza që di të kërkojë falje por jo për ndjenjat/ besimet/ moralet e saja. Skeptike që dëgjon të tjerët, por zgjedh gjithmonë faktet.

Ajo që nuk ka frikë nga seksualiteti i saj, por mbi të gjitha të mos pranojë të jetojë një jetë që është më pak seç meriton!

Të paktën unë kështu jam rritur,”- ka shkruar moderatorja, duke dhënë një mesazh frymëzimi për të gjitha vajzat.

fjoralba ponari (5)

fjoralba ponari (4)

fjoralba ponari (6)

fjoralba ponari (1)