“I KEMI NGRËNË KOCKAT NJËRI-TJETRIT”/ Arbër Hajdari flet për raportin Donald-Ilir: Do keni super miqësi – AlpeGossip
“I KEMI NGRËNË KOCKAT NJËRI-TJETRIT”/ Arbër Hajdari flet për raportin Donald-Ilir: Do keni super miqësi

“I KEMI NGRËNË KOCKAT NJËRI-TJETRIT”/ Arbër Hajdari flet për raportin Donald-Ilir: Do keni super miqësi

Shtëpia e “Big Brother VIP” ka mirëpritur mbrëmë për darkë dy opinionistës, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Banorët u kujdesën në detaje që darka të ishte sa me e shijshme dhe gjithçka të shkonte mirë.  Të gjithë rreth tryezës nuk kanë hezituar të shkëmbejnë batuta, ironi, ngacmime apo opinione me njëri-tjetrin

Në një moment, diskutimi i tyre u ndal edhe te raporti i Donald Veshajt me Ilir Shaqirin.

Arbër Hajdari dhe Monika Lubonja ngacmuan dyshen duke u shprehur me bindje se do të jenë miq pas kësaj eksperience.

Iliri tregoi se të ardhmes nuk i dihet duke pranuar se mes tyre do të ketë gjithnjë mungesë besimi. Nga ana tjetër Donaldi shtoi se ata “nuk kanë qenë asnjëherë vëllezër dhe se kanë 4 muaj që po i hanë kockat njëri-tjetrit”.

“I kemi ngrënë kockat njëri-tjetrit”/ Arbër

Pjesë nga biseda:

Arbëri: Unë mendoj se do keni një super miqësi me njëri-tjetrin

Monika: Ata merren vesh me sy

Donaldi: Avah avash se nuk kemi qenë ndonjëherë vëllezër. Nëse do më marri në celular herën e parë s’do t’ja hap por të dytën mbase po

Iliri: Unë mendoj se mes nesh do të ketë gjithnjë një mungesë besimi

Donaldi: Unë t’i kam ngrenë kockat ty, sigurisht që edh ti mua

Iliri: Epo kush është dobësuar më shumë?