Katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë pasur mbrëmë dy të ftuar mjaft të veçantë. Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj u rikthyen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të takuar Luiz Ejllin, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliajn.
Gjatë kësaj darke nuk kanë munguar batutat dhe ngacmimet. Në një moment, Iliri i drejtohet Luizit dhe i thotë se do i bëjë një pyetje dhe që donte përgjigje të sinqertë.
Pjesë nga biseda:
Iliri: O Luiz, a të bëj një pyetje, po do më përgjigjesh me sinqeritet, edhe pastaj do ta shpjegoj pse. Sa p*rdh ke? Me sinqeritet do më përgjigjesh.
Luizi: Kur kam bërë linjën e jetës kam thënë që do njerëz që nuk e kam pritur më kanë kthyer shpinën në momentin më të vështirë. Ishin persona që kanë gjithçka për terezi, që kanë gjëra të frikshme, edhe më kanë kthyer shpinën. Edhe sot ju them faleminderit se prej atyre u forcova ndoshta më shumë dhe arrita këtu ku jam. Kur të dal jashtë do pres prapë se e di se janë aq të pafytyrë dhe do marrin në telefon se nuk e kanë problem. E do i takoj, aty do i lë me fol deri në fund dhe atyre do ju bëj pak pordhë.
Iliri: Këtu brenda a ke pas?
Luizi: Jo ça p*rdhësh. Kam qenë gropë. Hyra brenda këtu unë më i keqi prej tyre kishte 300 mijë ndjekës. Isha gropë, këta ishin të gjithë të momentit. Hyra i fundit e isha i fundit.