Inate mes Elvana Gjatës dhe Liberta Saphiut/ Moderatorja flet për herë të parë për këngëtaren (FOTO) – AlpeGossip
Inate mes Elvana Gjatës dhe Liberta Saphiut/  Moderatorja flet për herë të parë për këngëtaren (FOTO)

Inate mes Elvana Gjatës dhe Liberta Saphiut/ Moderatorja flet për herë të parë për këngëtaren (FOTO)

Prej kohësh përflitet lidhja mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut, si dhe për marrëdhënien që është mes kësaj të fundit dhe Elvana Gjatës. Fillimisht përflitej se dy femrat e njohura për publikun nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Por këtë herë Liberta vërtet që ka folur për Elvanën dhe kjo ndodhi në daljen e saj të fundit televizive në emisionin e saj për këtë sezon. Kur erdhi momenti i prezantimit të Elvana Gjatës dhe intervistës që këngëtarja kishte dhënë për ta, ajo u shpreh kështu:

“I mungoi skenës muzikore për një kohë, tashmë është rikthyer. Keni pasur raste që ta shihni në koncertin e saj në Tiranë. Së fundmi ajo kishte koncert edhe në Prishtinë. Ka publikuar disa këngë të tjera, mes tyre edhe duetin me Ledri Vulën dhe John Shahun. E kam fjalën për Elvana Gjatën”.