“FLIJA DITËN DHE PA GJUMË NATËN”/ Modelja shqiptare tregon tmerrin që kaloi gjatë karantinës (FOTO) – AlpeGossip
“FLIJA DITËN DHE PA GJUMË NATËN”/ Modelja shqiptare tregon tmerrin që kaloi gjatë karantinës (FOTO)

“FLIJA DITËN DHE PA GJUMË NATËN”/ Modelja shqiptare tregon tmerrin që kaloi gjatë karantinës (FOTO)

Modelja shqiptare Adela Cani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku gjatë intervistës tregoi se karantinën e ka kaluar me shumë stres. Adela u shpreh se gjatë kësaj kohe ka patur çrregullime me gjumin pasi flinte gjithë ditën. Per shkak te stresit te akumuluar, modelja ra edhe nga pesha.

“Unë isha shumë pesimiste, kam përjetuar shumë keq këtë kohë, duke fjetur gjumë gjatë ditës dhe netët pa gjumë, kështu e kam kaluar karantinën. Kam filluar të adaptohem pak, mendova pse jo të bëhem një make-up artist dhe e aplikova këtë gjë tek vetja. Kam rënë katër kilogramë prej stresit. Kam kursyer para, nuk mendon që të porosisësh sepse ke mamanë që të gatuan dhe më mësoi të gatuaja edhe unë”, tha modelja.

Megjithatë për diçka Adela ia di faleminderit karantinës pasi arriti të mësonte t’i jepte biçikletës.

“Në fakt faleminderit karantinës që unë mësova biçikleten. Gjatë gjithë kësaj e kam përdorur, xhiro afër shtëpisë pasi kemi pjesë oborri”, tregoi modelja.