Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Egli Tako, ka bërë sot një reagim të gjatë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo falenderon të gjithë ata që kanë pyetur dhe janë shqetësuar për gjendjen e saj.
Egli shprehet se ndihet e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhet në asnjë spital psikiatrik ap asgjë e ngjashme me këtë të fundit.

Ish-banorja tregon se pranë saj ka njerëz që po bëjnë çdo gjë që ajo të marrë veten.













