“ME GJIKON DO E BËJA”/ Kallashi vë në siklet moderatoren. I thotë se ia pëlqen… – AlpeGossip
“ME GJIKON DO E BËJA”/ Kallashi vë në siklet moderatoren. I thotë se ia pëlqen…

“ME GJIKON DO E BËJA”/ Kallashi vë në siklet moderatoren. I thotë se ia pëlqen…

Donjeta Kosumi ose e njohur ndryshe si Kallashi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e Elita Rudit “Elitë Show”. Ajo foli për projektet e të ardhmes së saj. Kallashi tregoi gjithashtu se ka hequr dorë nga profesioni i saj si kërcimtare nëpër clube dhe do t’i dedikohet muzikës.

“Po bëj gati një videoklip të ri,”- tha këngëtarja. Mirëpo moderatorja Rudi për të zbuluar më tepër e pyeti se me cilin këngëtar do të donte të bëntë një bashkëpunim.

“Me cilin këngëtar e kishe bërë një bashkëpunim?”- e pyeti Elita Kallashin.

“Me Gjikon,”- ju përgjigj ish-kërcimtarja teksa u vu re një shtangie në fytyrën e moderatores.

“Me Gjikon? Ndoshta në të ardhmen mundesh ta bësh,”- shtoi më pas Rudi duke u munduar të qeshte, por pa sukses. U duk mjaft qartë që u vu në siklet dhe ideja e një bashkëpunimi mes Kallashit dhe Gjikos nuk i pëlqeu. Tani na mbetet të presim nëse reperi do t’ja dëgjojë fjalën të fejuarës, apo mund edhe të sjellë një bashkëpunim me ish-balerinën.