NUK HEQIN DORË NGA TË PREFERUARAT/ Si u veshën BLOGERET këtë javë: Nga Armina tek Jonida (FOTO) – AlpeGossip
NUK HEQIN DORË NGA TË PREFERUARAT/ Si u veshën BLOGERET këtë javë: Nga Armina tek Jonida (FOTO)

NUK HEQIN DORË NGA TË PREFERUARAT/ Si u veshën BLOGERET këtë javë: Nga Armina tek Jonida (FOTO)

Javën e kaluar ne iu njohëm me veshjet e blogereve dhe të gjitha kishin zgjedhur të njëjtin stil por këtë herë ato i kanë ndërthurur  veshjet.

Nëse mendoni se ngjyra e bardhë është vetëm për sezonin e verës Estela Ujka sapo na tregoi se mund edhe ta kemi pasur gabim duke na  prezantuar një kombinim mjaft të bukur.

Mjafton  një pallto  dhe një palë çizme për ta  kombinuar një fustan sportiv të bardhë në këto ditë të ftohta.

Ndërkohë Anxhelinës edhe Arminës “nuk i ndahet shpirti” nga printi i gjarpërit duke e zgjedhur edhe këtë javë në daljet e tyre.

Përfundimisht Lori Hoxha është “besnike” e ngjyrës së zezë dhe veshjeve sportive duke mos hequr dorë asnjëherë prej tyre.

Jonida Maliqi gjithmonë do ndryshojë “look” dhe do guxojë me trendet e reja por këtë javë ajo ka zgjedhur të jetë sa më thjesht me një fustan sportiv dhe një “look” sa më natyral.

Jonida Maliqi

Lori Hoxha

Armina Mevlani

Anxhelina Kotorri

Estela Ujka

/AlpeNews.al