PA KOMPLEKSE/ Loredana tregon si ka ndryshuar trupi i saj pas lindjes së Hanës… – AlpeGossip
PA KOMPLEKSE/ Loredana tregon si ka ndryshuar trupi i saj pas lindjes së Hanës…

PA KOMPLEKSE/ Loredana tregon si ka ndryshuar trupi i saj pas lindjes së Hanës…

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit. Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale dhe në fakt ajo u ka dhënë vetë shkak mediave që të shkruajnë për të përmes provokimeve të shpeshta që bën në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto me bikini tërësisht pa filtra dhe pa photoshop, krahas së cilës ka dhënë një mesazh mjaft të fortë për të gjitha femrat që t’a duan trupin e tyre.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndëryrje kirurgjikale), unë jam aq i lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën!”, ka shkruar Loredana krahas fotos.

Stop talljes së formave trupore”, ka shkruar Loredana krahas fotos.

Më herët, ajo ka dhënë një intervistë për revisëtn gjermane “Grazia” ku ka treguar disa fakte rreth jetës së sajReperja shqiptare ka treguar se ëndrra e saj është që të ketë një familje të madhe dhe dëshiron të ketë 5 fëmijë në të ardhmen. Ajo thotë se gjëja që e bën më shumë të lumtur për momentin është koha që kalon me familjen e saj, praktikisht me Mozzik dhe Hanën. Loredana tregon se stili i saj ka ndryshuar shumë që nga momenti që është bërë nënë dhe se tani i pëlqen shumë të veshë rroba të gjera.

Loredana thotë se 3 ngjarje të rëndësishme në jetë si: lindja e Hanës, vdekja e babait dhe publiikimi i këngës “Sonnenbrille”, e kanë formuar. Ajo shprehet se modeli i saj në jetë është vetvetja dhe askush tjetër. Ajo tregon se pasioni i saj i fshehtë janë takat e larta. Loredana zbulon se ka blerë disa prej tyre, por kurrë nuk i ka veshur, sepse është fanse e madhe e këpucëve të sheshta.