“YLLI I MUZIKË POP”/ Ja cili është sekreti i vallëzimit të Michael Jackson – AlpeGossip
“YLLI I MUZIKË POP”/ Ja cili është sekreti i vallëzimit të Michael Jackson

“YLLI I MUZIKË POP”/ Ja cili është sekreti i vallëzimit të Michael Jackson

Neurokirurgët kanë përshkruar në detaje si Michael Jackson realizonte në vallëzimin e tij, lëvizje bio-mekanike të pamundura, në hitin e tij Smooth Criminal, shkruan BBC.

Në vallëzimin e 1987s, Michael përkulet para në këndin 45 gradë , ndërkohë që e mban trupin drejt.

Iluzioni, të cilin shumë janë përpjekur ta kopjojnë, ishte falë këpucëve me dizain të veçantë dhe forcës së tij artistike.

Ekspertët e shtyllës kurrizore lajmërojnë të tjerët se mund të dëmtohen në rast se e tentojnë në mënyrën e gabuar një lëvizje të tillë.

Manjul Tripathi dhe kolegë të tij nga Instituti Mjekësor në Indi, thotë për revistën mjekësore “Journal of Neurosurgery” (Neurokirurgjia):

“Kërcimtarët më të aftë mund të arrijnë maksimumi 25 deri në 30 gradë përkulje para, ndërsa MJ tërhoqi një lëvizje prej 45 shkallësh që shkon nga graviteti, që duket e paqëndrueshme për çdo dëshmitar “.