Po hasni vështirësi të përjetoni orgazmën? Ndiqni vetëm këto hapa – AlpeGossip
Po hasni vështirësi të përjetoni orgazmën? Ndiqni vetëm këto hapa

Po hasni vështirësi të përjetoni orgazmën? Ndiqni vetëm këto hapa

Nëse mendoni se jeni e vetmja që nuk po e përjetoni dot orgazmën, është koha ta hiqni nga mendja këtë mendim, pasi ka edhe një “mal” me gra që po kalojnë të njëjtin problem. Në fakt, sipas studimit të “Sexual Behavior” vetëm 65 për qind e femrave mund të arrijnë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Kjo nënkupton se brenda këtij 35 % e përfshihen edhe ato femra që se kanë përjetuar dot kurrë. Por “Woman’s Health Magazine” sugjeron se nëse do të ndiqni këto hapa, atëherë gjithçka do të zgjidhet shumë thjeshtë:

Masturbimi
Fillimisht nis të njohësh trupin tënd! Eksploro se çfarë të pëlqen dhe nuk të pëlqen, përpara se të kryesh marrëdhënie seksuale. Mos mendo aspak për orgazmën. Përpiqu të dashurosh trupin tënd, të tjerat vijnë vetë, pasi mund të mësosh shumë për veten nëpërmjet masturbimit.

Fantazo
Nis dhe eksploro pjesët e trupit me duar, lodra seksi apo edhe produkte që mund të gjesh në frigorifer! Jo vetëm gjatë masturbimit, por edhe gjatë marrëdhënieve seksuale me partnerin. Dhe çdo fantazi, riktheje në realitet! Një ndihmë e madhe mund të jenë edhe librat erotik, apo edhe filmat porno!

Komuniko me partnerin
Fjalët ndikojnë shumë në marrëdhëniet seksuale. Ndaj nisni e përshkruani me njëri-tjetrin, ndjesitë që po përjetoni. Dhe mbi të gjitha, tregoi me detaje se ku ke dëshirë që ai të të prekë dhe si të të prekë! Nuk mund të presësh që dikush të të falë një orgazmë nëse nuk do e hapësh gojën e të tregosh se ç’të pëlqen.

 

Merr përforcime
Lubrifikant, lubrifikant dhe sa më shumë lubrifikant. Mund të jetë shpëtimi gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, mos harroni të blini edhe disa lodra të vogla seksi! Nëse je beqare, atëherë mos i privo vetes një vibrator…

Burimi: Woman’s Health Magazine