RASTËSI APO...? Tayna dhe Rina bëjnë të njejtin postim dhe ne nuk dimë ç'të mendojmë (FOTO) - AlpeGossip
RASTËSI APO…? Tayna dhe Rina bëjnë të njejtin postim dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë (FOTO)

RASTËSI APO…? Tayna dhe Rina bëjnë të njejtin postim dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë (FOTO)

Tayna, diku te 18 orë më parë, dhe Rina, disa orë pas Taynës, postuan të njëjtën foto nga @worldstar në Instagram. Mesa duket, rastësisht ose jo, reperet theksuan se po merren vetëm me veten e tyre. Për to, nuk ka më rëndësi gjithë çfarë shkruhet lart e poshtë, nëse nuk shpërndan pozitivet.

“Jam e përqëndruar te vetja dhe jeta ime…nuk më intereson se kush është fallso, kush sillet keq ose ngatërrohet me mua, kush bëri këtë e kush atë,” shkruhet në një pjesë të postimit.

“Nëse nuk frymëzohem ose marr diçka pozitive, nuk më intereson fare,” përfundon shprehja.

Kujtojmë se në të kaluarën, Tayna dhe Rina nuk kanë qëndruar larg diss-eve, herë për njëra-tjetrën dhe herë për këngëtaret e tjera. Megjithatë shtojmë se prej kohësh, Tayna preferon të mos reagojë.

Pra, teksteve “krejt e din kush o mami” dhe “t’kallxoj unë kush o mami” u ka ardhur fundi. Duket si një kohë e paqtë për “mamat” e repit.