Armina i publikon videon qesharake Shkëlzenit: Me rroba banje duke ngarë … – AlpeGossip
Armina i publikon videon qesharake Shkëlzenit: Me rroba banje duke ngarë …

Armina i publikon videon qesharake Shkëlzenit: Me rroba banje duke ngarë …

Lidhja e tyre disa vjeçare shumë shpejt do të kurorëzohet në martesë. Ndërkohë që Armina Mevlani nuk ka dhënë shumë detaje për dasmën me Shkëlzen Berishën, po shijon pushimet.

Blogerja shqiptare duket se ndodhet me pushime në një plazh jashtë vendit, por nuk ka dhënë vendndodhjen.

Pasi publikoi një foto të vetes me bikini, vendosi që të ndante me ndjekësit e saj në Instagram një video të partnerit të saj.

Në video Shkëlzeni shfaqet me rroba banje, duke ngarë biçikletën në rrugën buzë plazhit. Ky moment i është dukur qesharak blogeres, të cilën ajo e ka shoqëruar me emoji të qeshur.