Moderatorja e njohur kosovare, ka vendosur të eksplorojë një tjetër fushë, atë të politikës. Arta Nitaj është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije vetë përmes një postimi në rrjete sociale.
Por pavarësisht se ka aderuar në këtë parti, Arta Nitaj nuk ia ka haberin për ndonjë arritje sado të vogël të kësaj partie, shkruan GazetaBlic.
E ftuar në emisionin “Debat Plus” aktorja dhe moderatorja u shpreh se nuk është e informuar për atë çfarë ka bërë kryetari i partisë.
“Nuk mund të permend se mundem me qenë gabim. Nuk kam qenë e involvume, pasi dhe kam qenë në fushë tjetër, kam qenë në moderim për sportin. Nuk jam shumë e informuar për atë që ka bërë kryetari Kadri Veseli.