PARA FINALES/ Intervista që dha Elvana Gjata për “Wiwibloggs”: Nëse e fitoj dua… (VIDEO) – AlpeGossip
PARA FINALES/ Intervista që dha Elvana Gjata për “Wiwibloggs”: Nëse e fitoj dua… (VIDEO)

PARA FINALES/ Intervista që dha Elvana Gjata për “Wiwibloggs”: Nëse e fitoj dua… (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua ”Festivali i Këngës” në të cilin fituese doli Arilena Ara me këngën ”Shaj”.

Para se festivali të niste, ”Wiwibloggs” surprizoi Elvana Gjatën në dhomën e saj të hotelit për ti marrë një intervistë të shkurtër në lidhje me këngën e saj ”Me tana” dhe faktin se ishte një nga të preferuarat e publikut për të marrë trofeun.

View this post on Instagram

19 Dhjetor. “ME TANA”

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Gazetari i ”Wiwibloggs” hyn në suitën e hotelit të Elvanës dhe aty ndeshet me menaxherin e saj Andri Gramon, Valdrin Sahitin dhe disa persona të tjerë të cilët janë pjesë e skuadrës së Elvanës.

Më pas, ai takon Elvanën e cila po bëhej gati dhe aty nis me intervistën e përgatitur.

Si fillim gazetari e pyet se si i erdhi ideja për të marrë pjesë në këtë festival që mund ta çojë në ”Eurovision” dhe Elvana i përgjigjet duke i thënë se duke qenë se kishte plane që vitin e ardhshëm të punonte me menaxherin e saj për albumin e ri, ranë dakord se viti i përkyer për të marrë pjesë në këtë festival ishte 2019.

Më pas ajo e emocionuar pasi u pyet nga gazetari për kuptimin e këngës së saj, shpjegoi mesazhin e ”Me tana” duke thënë se kjo këngë ka një mesazh të thjeshtë që është dashuria dhe se pa të nuk do të kishte kuptim asgjë, prandaj duhet të duash me gjithçka që ke.

Pas kësaj, gazetari e pyet nëse Elvana ka menduar në lidhje me performancën që do të ofrojë në ”Eurovision” nëse fiton ”Festivalin e Këngës” pasi bukuroshja diskutohej shumë si një nga fitueset e mundshme dhe për më tepër, po flitej kudo për këngën e saj. Këngëtarja u shpreh se është padyshim diçka shumë e mrekullueshme të performosh në ”Eurovision” por për momentin ajo është e fokusuar që të japë më të mirën e saj këtu. Më pas ajo u shpreh se i ngelet veteëm të lutet dhe shpresojë që të fitojë ”Festivalin e Këngës” në mënyrë që dhe të mund të vazhdojë rrugëtimin drejt ”Eurovision 2020”.

Si përfundim ajo shprehet se do të donte shumë të takonte fansat e saj në Rotterdam ku ”Eurovision” do të zhvillohet por përsëri tha se shpresonte shumë që kjo të ndodhte.

Në fakt, ”Festivali i Këngës” përfundoi dhe fituee nuk u shpall Elvana, por gjithsesi, për më tepër, intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë. /AlpeGossip.al