“KISHIM TRE ANËTARË PO VETË DONIT…”/ Alketa Vejsiu sapo dha versionin e ri për FITUESEN e “Festivalit të Këngës” – AlpeGossip
“KISHIM TRE ANËTARË PO VETË DONIT…”/ Alketa Vejsiu sapo dha versionin e ri për FITUESEN e “Festivalit të Këngës”

“KISHIM TRE ANËTARË PO VETË DONIT…”/ Alketa Vejsiu sapo dha versionin e ri për FITUESEN e “Festivalit të Këngës”

Polemika, polemika dhe vetëm polemika ka lënë pas “Festivali i Këngës” në të cilen u shpall fituese Arilena Ara.

Shumë komente e aludime  i vënë “fajin” jurisë (asaj shqiptare) që votoi minimalisht Elvana Gjatën ndërkohë që të huajta e votuan maksimalisht.

Ajo që u kuptua shpejt është se nje prej mbeshtetësve më të mëdha tè Elvana Gjatës, paska qenë edhe pritesja e Festivalit Alketa Vejsiu që jo vetëm i dedikoi një postim te terë Elvanës por edhe nuk ndiqe më me Arilenen që pas dites së djeshme.

Duke hequr “përgjegjësinë” nga vetja, Alketa u shpreh se nuk ishte faji i saj por i jurisë. Në nje prej komenteve që ka bërë vete moderatorja, shkruan se fillimisht do ishin vetëm 3 anëtarë por “u fut shqiptari dhe ja çfarë ndodhi”.

Ky koment ka dy interpretime: E para, ose Alketa e ka fjalën që pas komenteve në rrjet se juria eshte tërësisht e huaj, produksioni u “detyrua” në minute te fundit të merrte edhe dy shqiptare… Ose e dyta, kur shkruan se “u fut shqiptari dhe ndodhi” e ka fjalën për votimin e Mikaela Mingës dhe Rita Petros… 

Mendojeni dhe gjykojeni vetë! /ALPEnews.al