Flori Mumajesi padyshim që ka qenë një prej emrave më të lakuar të 2018-ës dhe mesa duekt me sukseset që korri do të vazhdojë kështu dhe këtë vit të ri, të paktën mesa kemi parë nga postimet e tij në rrjetet sociale ku duket se ka në ‘sirtar’ projekte të reja.
E megjithatë nuk mund të mos përmendim që titujt rozë, vitin që lamë, ishin të mbushur me aludime për mardhëniet romantike të Florit.
Njëher u përfol për një mardhënie intime me një pornostare, më pas video-ja e çuditshme me Fifin që bëri xhiron e rrjetit dhe gjithashtu u komentua dhe për një lidhje të mundshme me Keisi Tolën.
Duket se kantautori ndoshta duke ironizuar këto thashetheme ose duke bërë shaka, ka postuar një video mjaft komike në Instastory, të dy vajzave të cilat duket qartë që janë tap.
Njëra bën fletën e tjetrës i bie të fikët, teksa mbi vdeo Flori ka shkruar: ‘Dhe i thash: shpirt mos pi shumë sonte’.
Ndoshta këshu mund të ketë këshlluar vërtetë të dashurën natën e ndërrimit të viteve? Gjasat janë që nuk do t’a zbulojmë asnjëherë.