DUKAGJIN LIPA FESTON DITËLINDJEN/ Ledri Vula uron me fjalët më të veçanta “ish-vjehrrin” (FOTO) – AlpeGossip
DUKAGJIN LIPA FESTON DITËLINDJEN/ Ledri Vula uron me fjalët më të veçanta “ish-vjehrrin” (FOTO)

DUKAGJIN LIPA FESTON DITËLINDJEN/ Ledri Vula uron me fjalët më të veçanta “ish-vjehrrin” (FOTO)

Dukagjin Lipa, feston ditëlindjen ditën e sotme dhe Dua Lipa e ka uruar me fjalët më të veçanta e të ndjera. Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe këtë na i kanë treguar shpesh edhe publikisht. Dua ka postuar në profilin e saj në Instagram disa foto nga fëmijëria e saj pranë babait, ku vërejmë edhe se sa shumë i ngjan ajo të atit.

Këngëtarja e uron të atin duke i shprehur gjithë dashurinë dhe falenderuar për gjithçka ai ka bërë në jetën e saj, ndërkohë që ka etiketuar pjestarët e familjes për t’i thënë se sa me fat janë që e kanë.

Por ajo që na zunë sytë menjëherë ishte se , ndër urimet e shumta nga të njohurit, ishte dhe ai i Ledri Vulës. “Gëzuar ditëlindjen kampion” i shkruan ai. Kujtojmë se Dua me ledrin kanë qenë në një lidhje romantike së bashku vite më parë, dhe se familjet e tyre që prej shumë vitesh kanë një raport shumë të ngushtë. Siç duket vazhdon po i njëjti, sidomos mes këngëtarit dhe “ish-vjehrrit” të tij. /ALPEgossip.al