Dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu dhe Ola Zenelaj, postuan në “Instastory” disa video ku tregonin se ishin në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Pasi shfaqeshin të qeshura duke udhëtuar me makinë, që të dyja më pas postuan diçka që i shqetësuan fansat e tyre.
Dy vajzat zbuluan se kishin përfunduar në spital, por pa treguar detaje të tjera se çfarë u kishte ndodhur.
Si Jasmina ashtu edhe Ola, kanë publikuar në “Instastory” imazhe duke bërë serum. “Se di ç’bëhet kështu”, ka shkruar Jasmina krahas fotos, ndërsa Ola ka shkruar “Tallem, tallem por edhe s’tallem”.