Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Semi Jaupaj ka publikuar sot këngën e saj më të re të titulluar “All your lovin”. Ajo ka bashkëpunuar me artistin kosovar Ron Zaiti.
Dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke mos i kursyer puthjet, përkëdheljet dhe përqafimet.
Teksti është shkruar nga Dafina Zeqiri, ndërsa muzika është nga Deard Sylejmani. Kujtojmë se Semi është bërë shumë aktive në muzikë sepse vetëm para pak ditësh publikoi këngën “Ani”.