Modelja shqiptare shumë e komentuar në media për format e saj trupore, Vildane Zeneli vitin e kaluar theu dorën në dyshemenë e lagur të një hoteli dhe pësoi dëmtim të rëndë.
E ftuar në emisionin “N’drrimi i natës”, Vildane tregoi se e paditi hotelin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kompensuar për dëmin.
“Kisha projekte të papërfunduara me modeling të cilat i humba pas lëndimit. Sigurisht i padita dhe u kompensova. Kam ende hekura në duar dhe kam pasur tri operacione brenda një viti”, deklaroi modelja.