Nga rimeli tek fërkimi i syve: PESË zakone që ju shkaktojnë rrudha! – AlpeGossip
Nga rimeli tek fërkimi i syve: PESË zakone që ju shkaktojnë rrudha!

Nga rimeli tek fërkimi i syve: PESË zakone që ju shkaktojnë rrudha!

Sipas dermatologëve, zona afër syve është mjaft delikate dhe është ndër të parat që shfaq shenja të rrudhave. Ata vënë theksin mbi disa zakone të përditshme, që mund të na duken normale, por në të vërtetë stimulojnë shfaqjen e rrudhave.

1. Të mos vendosësh syze dielli është një zakon i rrezikshëm, sepse muskujt rreth syve qëndrojnë të tendosur gjatë gjithë kohës.

2. Të fërkosh sytë është një ndër zakonet më të tmerrshëm për plakjen e syve. Ai shkakton tendosje të përsëritur, irritim dhe shenja të plakjes.

3. Të përdorësh rimel kundër ujit mund të rezultojë zgjedhje e zgjuar në plazh, por jo vetëm. Mirëpo një rimel i tillë kërkon më shumë punë për t’u pastruar. Kështu do të përfundoni duke i fërkuar më shumë seç duhet sytë.

4. Të fjeturit në njërën anë ushtron presion vetëm në një zonë të fytyrës, ndryshe nga e fjetura me kurriz. Kështu do të shmangni rrudhat tek sytë, por do të relaksoni më shumë shpinën.

5. Të konsumosh shumë sheqer. Sipas mjekëve dhe dermatogolëve, sheqeri shkakton ndryshime hormonale në trup, që dëmton kolagjenin.