Si ikin vitet: Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot Zanfina Ismaili (FOTO) – AlpeGossip
Si ikin vitet: Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot Zanfina Ismaili (FOTO)

Si ikin vitet: Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot Zanfina Ismaili (FOTO)

Të gjithë e mbajnë mend Zanfina Ismailin si vajza që bëri bujë me këngën “Gajdexhiu”, asokohe kur ishte rreth 18 vjeç dhe fitoi famën e madhe që vazhdoi për vite të tëra.

Koha kalon, por Zanfina sërish është në qendër të vëmendjes së mediave, komentohet shumë për jetën private, por edhe për pamjen e saj.

Zanfina sot feston ditëlindjen dhe vitet kanë shkuar kaq shpejt sa nuk do t’ju besohet se këngëtarja bën sot 32 vjeç.

Ajo ka postuar një foto në Instastory dhe me humor shkruan: “Në 10 maj ka lindur një legjendë. Unë. Gëzuar ditëlindjen vetes sime”.

Këto kohë Zanfina është përqëndruar tek jeta e saj private dhe sa i përket muzikës pak kohë më parë deklaroi se do heqë dorë.