MOS I NEGLIZHONI/ Ja shenjat që vagina juaj është në “depresion” – AlpeGossip
MOS I NEGLIZHONI/ Ja shenjat që vagina juaj është në “depresion”

MOS I NEGLIZHONI/ Ja shenjat që vagina juaj është në “depresion”

Depresion?

Gjendja e vaginës “depresive” njihet si atrofia vaginale, e cila është një gjendje e zakonshme e vaginës, që shoqërohet me hollim të mureve vaginale dhe pakësim të hormonit të estrogjenit.

Kur ndodh më shpesh?

Më së shumti gjatë menopauzës. Gratë që janë duhanpirëse, nuk bëjnë seks dhe nuk masturbohen janë gjithashtu të rrezikuara.

Cilat janë simptomat kryesore?

– irrim i zonës së vaginës;
– ndjesi djegieje, krruarje;
– thatësi;
– sekrecione të vazhdueshme;
– gjak pas marrëdhënies seksuale.

Nga se shkaktohet?

Atrofia vaginale vjen si pasojë e pakësimit të hormonit femëror, estrogjenit, i cili rregullon ciklin e menstruacioneve dhe ovulimin. Estrogjeni është përgjegjës për forcimin e muskujve vaginalë, ndaj dhe pakësimi i tij shkakton hollim të mureve të vaginës.

Si trajtohet?

Lubrifikantët janë një zgjedhje e mirë për të përmirësuar marrëdhënien seksuale. Në rast se simptomat nuk pakësohen, duhet kërkuar ndihma e specializuar mjekësore.