Çifti i njohur i Showbizit, Vanessa Hudgens dhe Austin Butler i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas plot tetë vitesh. Mediat e huaja kanë raportuar se shkak për ndarjen e tyre është bërë distanca.
“Vanessa dhe Austin po xhirojnë në dy kontinente të ndryshme dhe distanca ka ndikuar. Gjërat kanë përfunduar paqësisht dhe dyshja vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin”, është shprehur një burim i afërt me dyshen për “E!News”.
Momentalisht Vanessa ndodhet në Skoci, ku po xhiron “The Princess Switch 2”, ndërkohë Austin ndodhet ne Australi.
Burimi: “Yahoo News”