BËHUNI GATI PËR “HANËN”/ Kënga që bëri bashkë dy romantikë si Flori Mumajesi dhe Ylli Limani – AlpeGossip
BËHUNI GATI PËR “HANËN”/ Kënga që bëri bashkë dy romantikë si Flori Mumajesi dhe Ylli Limani

BËHUNI GATI PËR “HANËN”/ Kënga që bëri bashkë dy romantikë si Flori Mumajesi dhe Ylli Limani

Nuk do të vonojë shumë nga kënga e re e Ylli Limanit, e këtë na e zbuloi vetë këngëtari. Por, kjo nuk është surpriza e vetme.

Këtë herë, Ylli i është drejtuar studios së Flori Mumajesit, për të realizuar projektin e tij të ri. Ka mjaftuar një foto bardh e zi, që djemtë të lajmërojnë fansat për bashkëpunimin mes tyre. Mumajesi nuk është rezervuar as të zbulojë një detaj nga kënga. “Hana”, ka shkruar kantautori në postimin e tij në Instagram, duke treguar kështu titullin që do të mbajë projekti.

Por, kjo nuk është e gjitha. Nisur nga titulli, postimi na kujtoi duetin që Flori dhe Ylli kënduan në “Prive Reality”, të xhiruar për festat e fundvitit. Një këngë romantike, që ndërthur më së miri zërin e Mumajesit dhe Limanit.

Me pak fjalë, versionin e papërfunduar që dëgjuam në nisje të 2020-tës, shumë shpejt do ta përfshijmë në listën e këngëve të preferuara. Nuk është e tepërt të themi që tani, fansat presin vërtetë me padurim! /News31.al.