Bark me muskuj 2 javë pas lindjes/ Modelja e njohur na shokoi të gjithëve (FOTO) - AlpeGossip
Bark me muskuj 2 javë pas lindjes/ Modelja e njohur na shokoi të gjithëve (FOTO)

Bark me muskuj 2 javë pas lindjes/ Modelja e njohur na shokoi të gjithëve (FOTO)

Vetëm një orë pasi modelja Slick Woods shkëlqeu në pasarelën e Savage x Fenty në Javën e Modës në New York, ajo u nis drejt maternitetit për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

22-vjeçarja lindi djalë dhe e ka quajtur vogëlushin Saphir sepse ky është guri që përkon me datën e tij të lindjes.

Po dy javë pas lindjes, modelja ka ndarë në Instagram një foto ku tregon barkun e saj të tonifikuar me muskuj. Edhe pse nuk u besoni syve kjo foto është bërë nga vetë modelja e cila duket shumë në formë dhe me muskuj barku.

Woods e ka dhënë lajmin e shtatzënisë me partnerin e saj, modelin Adonis Bosso në muajin mars.

Bashkangjitur fotos së postuar në “Instagram” e veshur me një bikini me vija, modelja ka shkruar: ‘Në shoqëri të mirë’, ndërkohë që i dukej barku i rrumbullakosur.