SEKS në vende të “ÇUDITSHME”/ Nga “Syri Kaltër” dhe mbi “deve”, ja eksperiencat e çmendura të VIP-ave – AlpeGossip
SEKS në vende të “ÇUDITSHME”/ Nga “Syri Kaltër” dhe mbi “deve”, ja eksperiencat e çmendura të VIP-ave

SEKS në vende të “ÇUDITSHME”/ Nga “Syri Kaltër” dhe mbi “deve”, ja eksperiencat e çmendura të VIP-ave

Nga deklaratat e VIP-ave shqiptarë mund të numërojmë një mori vendesh të çuditshme ku mund të bësh seks. Themi të çuditshme sepse nuk bëhet fjalë për seksin e zakonshëm në krevat, përtokë apo në dush, por për vende të tilla si pyll, banjo apo të “Syri i Kaltër”.

Disa nga personazhet e njohur shqiptarë, i janë përgjigjur me sinqeritet pyetjes: Cili është vendi më i çmendur/çuditshëm ku ke bërë seks? AlpeNews.al ju sjell përgjigjjet e tyre.

Dj Sardi i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ai ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, angazhimi në muzikë si dhe i është përgjigjur një pyetësori me pak “spec” nga moderatorja.

I pyetur se ku ka qënë vendi më i çuditshëm që ka kryer marrëdhënie seksuale, Dj Sardi na la me gojën hapur me përgjigjen që dha.

“Te Syri i Kaltër, në ujë akull të ftohtë” – u përgjigj ai.

Xhensila Pere

Mbi deve! Seksin në Big Brother e dimë të gjithë, por që të ndodhte mbi një deve këtë nuk na e merrte mendja. E ftuar në emisionin “Oktapod” të moderatorit, Turjan Hyska, Xhensila lëshoi një deklaratë të guximshme. E pyetur se cili ka qenë vendi më anormal që ka kryer marrëdhënie seksuale, ajo është përgjigjur: “Kam kryer marrëdhënie seksuale mbi deve, në këtë pozicion…”. Pozicionin merreni me mend vetë…

Roza Lati
Në pyll. Moderatorja shqiptare ka pranuar se seksi më i çmendur ka qenë në pyll. “Seksi më i çmendur? Kam bërë shumë çmenduri por veçoj atë në pyll, vendi nuk tregohet (qesh). Nuk duam të dimë emrin e pyllit, megjithatë ku ka më mirë sesa në ajër të pastër! Të bën mirë dhe për mushkëritë! 😉

Sara Kapo
Në të kaluarën. Përgjigje e çuditshme kjo apo jo!! Edhe pse prisnim një përgjigje tjetër duke pasur parasysh tipin e hapur që ka Sara, përgjigja, “Në të kaluarën time”, me siguri fsheh një sërë gjërash të pathëna brenda.

Renis Gjoka
Në një banjo lokali! Këngëtari ka rrëfyer se ka pasur edhe nga ato netët live që kanë përfunduar me seks të rastësishëm në tualetin e lokalit. Edhe pse Renisi mundohet të jetë sa më i përmbajtur në daljet e tij publike, sërish, kur është fjalal për seks, nuk mund t’i rezistosh.

Përgatiti AlpeNews.al