E KEMI PARË GJITHMONË ME KAÇURRELA/ Gena rrëfen historinë “prekëse” kur e qethën qeros – AlpeGossip
E KEMI PARË GJITHMONË ME KAÇURRELA/ Gena rrëfen historinë “prekëse” kur e qethën qeros

E KEMI PARË GJITHMONË ME KAÇURRELA/ Gena rrëfen historinë “prekëse” kur e qethën qeros

Gena është një nga këngëtarët më të pëlqyer të publikut shqiptar, por përveç muzikës së tij të gjithë njohin dhe kaçurrelat që e karakterizojnë. I ftuar sot në ‘E diell’ në ‘Top Channel’, Gena ka rrëfyer një histori ‘prekëse’ për të, kur i prenë për herë të parë flokët qeros në vitin 1992, në ushtrinë e Gardës. “Na kapën në gjumë në shërbim, sepse bënim 4 orë shërbim.

Dënimi më i madh që ishte, na mbajtën 2 muaj në policinë ushtarake dhe aty ishte ku mua më qethën tullac për herë të parë. Unë nuk e shihja dot veten sepse nuk kishim pasqyrë dhe isha kureshtar të shihja, nëse dukesha llapush apo jo”, ka treguar këngëtari duke shkaktuar të qeshura në emision. Kujtojmë se vetëm 2 javë më parë, Gena publikoi këngën me titull ‘Dimër’, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.