“MË VJEN TË SHKOJ NË NJË MAL…”/ Noizy: Nuk e dija që Shqipëria kishte kaq shumë idiotë derisa u shfaq TikTok – AlpeGossip
“MË VJEN TË SHKOJ NË NJË MAL…”/ Noizy: Nuk e dija që Shqipëria kishte kaq shumë idiotë derisa u shfaq TikTok

“MË VJEN TË SHKOJ NË NJË MAL…”/ Noizy: Nuk e dija që Shqipëria kishte kaq shumë idiotë derisa u shfaq TikTok

Noizy shpesh përmendet nga personazhe të njohur në TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime. Këto prej kohësh kanë ndikuar në qetësinë e reperit, i cili së fundmi në një intervistë është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar TikTok-un që u jep mundësi çdo personi për tu shfaqur dhe për të ndikuar në shoqëri.

Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.

“Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok. Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndertoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë…”, tha Noizy.