Eni Koçi pozon me Fevziun, por veshja e tij ia rrëmben vëmendjen e fansave (FOTO) – AlpeGossip
Eni Koçi pozon me Fevziun, por veshja e tij ia rrëmben vëmendjen e fansave (FOTO)

Eni Koçi pozon me Fevziun, por veshja e tij ia rrëmben vëmendjen e fansave (FOTO)

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto me moderatorin e emisionit “Opinion” në TV Klan, Blendi Fevziu. Duke pasur konsiderata të mëdha për të, Eni tregon se ndihet e nderuar që ka dalë me një “personalitet qe i jep kuptim gazetarisë shqiptare”.

Bukuroshja shqiptare ka dalë mjaft elegante me një fustan të shkurtër në ngjyrë bezhë, por në fakt fansave u ka tërhequr vëmendjen Blendi me kombinimin e ngjyrave kuqezi.

I veshur i gjithi me të zeza, Blendi ka menduar të thyejë ngjyrën e errët me aksesorë në ngjyrë të kuqe, si telefonin, rripin dhe këpucët. Ky kombinim u ka rënë në sy fansave të Enit të cilët shkruajnë:

“Bravo Bleni i ke kombinuar bukur ngjyrat”, shkruan një fans ndërkohë që një tjetër thotë: “Çfarë kombinimi i ka bërë rripit me Iphone-n dhe këpucët”.

Vëmendje ka tërhequr edhe gjatësia e Eni Koçit, e cila edhe pse ka përkulur njërën këmbë, sërish ia kalon moderatorit: “O Eni je rrit pak si tepër”.