LETRA QË DO T’JU PËRLOTI/ ”Dashurisë time që nuk e harrova kurrë” – AlpeGossip
LETRA QË DO T’JU PËRLOTI/ ”Dashurisë time që nuk e harrova kurrë”

LETRA QË DO T’JU PËRLOTI/ ”Dashurisë time që nuk e harrova kurrë”

Isha një 26-vjeçar që bashkë me motrën time të vogël vendosëm të udhëtonim për 1 javë ishujt grekë. Ti, ishe një 24-vjeçare, që gjithashtu kishe ardhur për pushime para se të nisje vitin e dytë të studimeve për mjekësi.

Të dy, nuk i kursyem aspak Mojitot ato ditë kur nisëm lundrimin drejt Mykono-s. Kërcyem ,shijuam perëndimin dhe s’e kuptuam asnjë moment sa shpejt vinte mbrëmja. S’mbaj mend asgjë çfarë kishte ndodhur, por prej alkoolit, të dehur, kishim përfunduar të vetëm në ishull. Pa celularë, pa pashaporta.

Ishim të huaj në ato momente, por pas 2 ditësh plot me emocione, stres dhe shumë pasion, ndjemë diçka të veçantë për njëri tjetrin.

Ti ndryshove rrugën time përgjithmonë. Ti më ndryshove mua!

Kur erdha në Greqi, unë isha i martuar dhe u ktheva me idenë se duhet të divorcohesha, nëse doja të isha ai njeriu që ëndërroja. Gjërat nuk shkojnë siç duam ne. Mendoj se ti u ndjeve në faj nga situata jonë dhe zgjodhe të më lësh të shkojë nga jeta jote.

Dua që të dish që çdo vendim me vlerë që kam marrë prej asaj dite ka qenë i përgjegjshëm dhe i mbushur me paqe. Unë u divorcova, shkrova një libër për gjithë çfarë ndodhi në Mykono, lashë punën dhe udhëtova për 1 vit e gjysmë.U zhvendosa në Seattle (aty ku kam dashur të jetoj gjithmonë), gjeta një partnere jete dhe bëra një fëmijë me të.

Ti je filli i gjithë këtyre që më kanë ndodhur, sepse asgjë s’do të kishte qenë e mundur nëse fatet tona s’do të kryqëzoheshin 7 vite më parë. Jam dhe do të jem gjithnjë mirënjohës, uroj që ta dish këtë. E kam ditur gjithnjë që je njëri i drejtë, kështu që të lutem, mos u pendo për asgjë!

Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian