Ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, ndërkohë që në ambientin e miqve të saj tashmë kishte dalë lajmi se Olta Boka ishte e dashuruar.
Aty mësuam se bëhej fjalë për djalin e ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj. Askush nuk mund të vinte bast sesi do të shkonte kjo lidhje, nëse do të ishte një eksperiencë kalimtare për dy të rinjtë apo diçka serioze.
Në fakt, doli që të rinjtë e paskan pasur seriozisht, pasi tashmë ata janë fejuar dhe siç e shihni edhe nga fotoja, Olta së bashku me të fejuarin po argëtohen në dasmën e Erik Lloshit.
Nuk ka nevojë më që paparazzi ynë të bëjë sakrifica për t’iu marrë foto me puthje dhe përqafime që jepen fshehtas. Iv Rrokaj dhe Olta Boka tashmë janë një çift i zyrtarizuar.