Çiljeta Xhilaga i drejtohet sërish ‘bisturisë’, tregon ndërhyrjen e re estetike (FOTO) – AlpeGossip
Çiljeta Xhilaga i drejtohet sërish ‘bisturisë’, tregon ndërhyrjen e re estetike (FOTO)

Çiljeta Xhilaga i drejtohet sërish ‘bisturisë’, tregon ndërhyrjen e re estetike (FOTO)

Ndonëse gjithnjë është mbajtur si një nga këngëtaret më të bukura të showbizit shqiptar, siç duket Çiljeta vetë nuk është e kënaqur plotësisht me pamjen e saj dhe dje ka marrë vendimin për të bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë.

Këngëtarja ka publikuar një video gjatë proçesit të zmadhimit të mjekrës teksa shkruan se e ka pasur komples mjekrën e vogël.

“Të gjithë do të pyesni përse vazhdoj të bëj trajtime estetike kur nuk më nevojiten? Ne fakt gjithmon e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel edhe pse miqte apo njerzit e dashur me thonin “je super” ca mjekre thua mos e bej, une gjithmon sa here dilja perpara pasqyres i thoja vetes ahhhh te kisha ta beja kte mjekren icik”, shkruan Çiljeta.

 

Disa prej fansave e kanë komplimentuar këngëtaren për sinqeritetin dhe faktin që e tregon hapur ndërhyrjen ndërsa të tjerë e kanë kundërshtuar duke u shprehur se ajo është e bukur vetë dhe nuk kishte nevojë ta bënte këtë.