“I ZHDUKUR” PREJ KOHËSH NGA…/ Ja çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin (FOTO) – AlpeGossip
“I ZHDUKUR” PREJ KOHËSH NGA…/ Ja çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin  (FOTO)

“I ZHDUKUR” PREJ KOHËSH NGA…/ Ja çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin (FOTO)

Pas fitores së tij në edicionin e fundit të “Kënga Magjike”, këngëtari dhe kantautori i njohur Flor Muamjesi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe lajme nga jeta e tij private dhe karriera bënë bujë në media.

Mirëpo, prej muajsh Flori është larguar nga rrjetet sociale, postimi i tij i fundit daton në datën 8 prill dhe në Instastory që atëherë nuk ka publikuar më asgjë. Po ashtu ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të Threedots, Flori nuk ka qenë prezent në koncerte dhe i ka anuluar ato. Kjo mungesë e gjatë është vënë re nga ana e fansave, të cilët kanë filluar të pyesin në komente se çfarë ka ndodhur me këngëtarin e njohur.

Burime për ‘News31’ kanë zbuluar së fundmi se çfarë ka ndodhur me Florin. Sipas tyre, Flori Mumajesi i ka anuluar në fakt të gjitha koncertet e verës dhe arsyeja që ai ka marr këtë vendim është pasi e  ka pasur të nevojshme të marr një pushim të gjatë, ti përkushtohet totalisht vetes. Një pushim ky më se i merituar duke pasur parasysh karrierën e gjatë  20 vjeçare të kantautorit.