Çfarë sikleti! Ja si shprehet Ledri që do të performojë me dy ish të dashurat: Unë nuk e... - AlpeGossip
Çfarë sikleti! Ja si shprehet Ledri që do të performojë me dy ish të dashurat: Unë nuk e…

Çfarë sikleti! Ja si shprehet Ledri që do të performojë me dy ish të dashurat: Unë nuk e…

Siç është bërë e ditur tashmë, muajin tjetër do të mbahet “Sunny hill festival”, në Kosovë ku do të performojnë në skenë disa nga artistët më të njohur shqiptar, ndër ta edhe këngëtari shumë i dashur për publikun dhe shumë i komentuar në media e rrjete sociale, Ledri Vula.

Në koncert do të performojnë Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri, të dyja ish-të dashura të Ledrit vite më parë. Për dikë tjetër, kjo do ishte situatë e sikletshme, por në një intervistë për “Prive”, Ledri shprehet se nuk e sheh kështu.

“Po unë se shoh ashtu, ato janë dy artiste shumë të mira dhe i çmoj dhe i respektoj shumë si artiste. Mezi po pres të jem aty. Kam qejf t’i shoh se Duan nuk e kam parë kurrë të këndojë live ndërsa Dafinën e kam parë të këndojë live, por nuk e kam parë në një festival”, u shpreh Ledri.