E ka HARRUAR Florin! Elvana flet për të DASHURIN e ri dhe i shkëlqejnë sytë… (VIDEO) – AlpeGossip
E ka HARRUAR Florin! Elvana flet për të DASHURIN e ri dhe i shkëlqejnë sytë… (VIDEO)

E ka HARRUAR Florin! Elvana flet për të DASHURIN e ri dhe i shkëlqejnë sytë… (VIDEO)

Flori kush? Elvana Gjata duket më e lumtur se kurrë më lidhjen e re me djalin misterioz.

Pavarësisht se ajo është fanatike në lidhje me lidhjen e re, Elvana ka filluar të tregojë detaje të reja nga dashuria e saj e re.

Djali në fjalë duket se nuk është më thjesht i dashuri i këngëtares pasi pak para koncertit gjigant që Elvana mbajti në Prishtinë, u mësua se kishte marrë një propozim për fejesë me një unazë mbresëlënëse diamanti.

Për këtë çështje, këngëtarja më në fund është pyetur në një intervistë për emisionin “Prive” dhe sikleti i saj për këtë pyetje, duket se ka konfirmuar gjithçka.

“Po pse nuk shikon orën, vathet apo kapelen ti, por shikon unazën?!”-i thotë ajo e sikletosur gazetarit duke këmbëngulur se unaza është thjesht një bizhu si gjithë të tjerat.

Por pasi ai i thotë se unaza është diamant, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një unazë fejese, ajo shprehet: “Kohët e fundit, lexova një artikull që thoshte se diamantët janë thjesht një gënjeshtër e madhe!”.

Megjithatë, në fund ajo shprehet se unaza është një dhuratë.