Endrit Mërtiri ka nisur që në adoleshencë punën me fotografitë dhe me shumë talent dhe dëshirë u rrit profesionalisht shumë më shpejt sesa me vite. Përveç fotografive të tij shumë të mira ajo që bie tjetër në sy është edhe fiziku i tij seksi.
Por mesa duket dhe trupi i tij seksi qenka veç në foto profesionale, ose ashtu duket në një postim të bërë nga Vipat e Bllokut në Instagram.
Nuk dihet nëse i ka “rrëshkitur” pak bluza apo dhe në fotot e tij ka dorë Photoshopi. Ndoshta është frymëzuar nga Aurela. Kujtojmë që para disa ditësh rriti numrin e këmbës së saj.
Gjithësesi mbetet për tu diskutuar./AlpeNews.al/