PËRPLASJE TITANËSH/ Çfarë ka ndodhur me Donald Veshaj dhe Ilir Shaqirin në rrugët e Tiranës? – AlpeGossip
PËRPLASJE TITANËSH/ Çfarë ka ndodhur me Donald Veshaj dhe Ilir Shaqirin në rrugët e Tiranës?

PËRPLASJE TITANËSH/ Çfarë ka ndodhur me Donald Veshaj dhe Ilir Shaqirin në rrugët e Tiranës?

“Më liii të flaaass”… epo, tani mund të flasin! Janë vëllezërit më të përfolur të momentit dhe në këtë program planifikojnë të jenë po aq të pacensuruar sa në përditshmëri, prandaj as ne nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë në “Më lër të flas”.

Ende pa nisur, një prej vëllezërve, Donald Veshaj na ka surprizuar me një… ‘përplasje’ në rrugët e Tiranës. Me kë do thoni ju? Mos e besoni po deshët, por pikërisht me ‘armikun e tij të përbetuar’, Ilir Shaqirin. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por mesa duket Iliri dhe Donaldi, i kanë lënë pas mëritë dhe sot janë parë bashkë në rrugët e Tiranës, duke xhiruar për programin “Më lër të flas”, ku Ilir Shaqiri do të jetë i ftuar.

VIDEO