Moderatorja shqiptare: Ja si e përjetova dhunën ndaj pronarit të televizionit ku punoj – AlpeGossip
Moderatorja shqiptare: Ja si e përjetova dhunën ndaj pronarit të televizionit ku punoj

Moderatorja shqiptare: Ja si e përjetova dhunën ndaj pronarit të televizionit ku punoj

Gazetari dhe pronari i televizionit “Zjarr tv”, Ismet Drishti, u komentua gjatë në media pak ditë më parë ,pasi u sulmua me leva nga persona të maskuar në televizionin, që ai drejton “Zjarr Tv”. Lajmi bëri bujë, pasi televizioni transmetoi pamjet filmike të përplasjes, ku 15 persona sulmuan fillimisht televizionin e tij dhe më pas vetë atë.

Për këtë histori flet gazetarja dhe moderatorja e emisionit politik “360 gradë”, Greta Hoxha, e cila tregon çfarë ndodhi me pas dhe përballja me Policinë. Duke e konsideruar veten një moderatore që ka thyer tabu në ekran, pasi diskuton për tema të rëndësishme me dekoltenë e zbuluar, në këtë intervistë për “Panorama Plus” ajo rrëfen marrëdhënien me politikën, paranë dhe pse nuk ka ndërmend ta bëjë kurrë gjoksin, edhe pse është ndër të vetmet që e ekspozon në televizion.

Duket se telashet s’kanë të sosur me televizionin tuaj. Ishe e pranishme kur u sulmua pronari i “Zjarr Tv”, Ismet Drishti dhe çfarë mund të rrëfesh nga ndodhia e fundit?

“Telashet në televizion” janë si pema me kokrra. Atë e shkundin të gjithë, ndërsa atyre pa kokrra nuk ua hedh sytë njeri. Atë natë unë u largova nga puna vetëm 5 minuta para se të ndodhte incidenti. Por sigurisht këto janë gjëra që ndodhin. Problem serioz për mua është reagimi i Policisë, të cilët janë persona të papërgjegjshëm komplet. Kanë ardhur vetëm dy policë në këmbë dhe gjoja po bënin punën. Kurse për të marrë pamjet nga bizneset, Policia ka ardhur pas një dite dhe kjo lloj papërgjegjshmërie na ka indinjuar se tepërmi.

Si është të punosh në një televizion ku pretendohet se “ndizet jo vetëm zjarr, por i del edhe tymi” në kuptimin figurativ të fjalës?

Në televizionin ku unë punoj, ndihem shumë komode dhe kam kushte shumë të mira. Si “zjarr” dhe “tym” e shohin ata që na ndjekin dhe përderisa e cilësojnë si të tillë, do të thotë se nuk i rezistojnë dot.