“MOS TREGO QË JE SHQIPTAR”/ Bëri namin me ”Mamacita Buena”, Claydee tregon fillimin e vështirë në Greqi – AlpeGossip
“MOS TREGO QË JE SHQIPTAR”/ Bëri namin me ”Mamacita Buena”, Claydee tregon fillimin e vështirë në Greqi

“MOS TREGO QË JE SHQIPTAR”/ Bëri namin me ”Mamacita Buena”, Claydee tregon fillimin e vështirë në Greqi

Claydee është një ndër artistët më të njohur dhe më të suksesshëm në vendin fqinjë, ku edhe ka shkruar më shumë se 30 hite.

Në një intervistë për “Nest’s Cook”, Claydee tregoi kohërat e vështira që ka kaluar në Greqi për shkak të vendit nga vinte.

“Kemi filluar nga e para, pa asgjë. Vitet e para ishin shumë të vështira, por ka gjëra më të këqija. Kur fillova karrierën më thoshin se më mirë të mos e thoja se isha shqiptar.”

Më pas Claydee ka treguar se në vendin e tij askush nuk e besonte se ishte shqiptar pasi shumicën e këngëve i kishte në spanjisht dhe në bashkëpunim me latinët më në zë.

“Në Shqipëri kur shkova për të kënduar, ata nuk e dinin se unë jam shqiptar. Kur fola me shqiptarët në publik, ata thoshnin “Shikojeni po përpiqet të flasë për të na bërë të ndjehemi sikur po merret me ne. Pastaj u sqarua,”-tha ndër të tjera në interistën e tij.

Shumë prej këngëtarëve shqiptarë në Greqi kanë fshehur prejardhjen e tyre, ndër to është edhe Eleni Foureria, e cila pretendonte se vinte nga Meksika.